MIRËSEVINI NË HANDIKOS FERIZAJ

Zana Shabani

Menaxhere e Programit

Zana Shabani ka lindur në Ferizaj, Kosovë. Shkollimin e mesëm e ka përfunduar në Gjimnazin “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj. Studimet bachelor i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, ndërsa ka avancuar më tej formimin akademik duke përfunduar Masterin e Arteve në Psikologji Sociale dhe Organizative si dhe Masterin e Shkencave në Psikologji Klinike.

Karrierën profesionale e ka filluar si psikologe në Handikos Ferizaj, ku ka ofruar mbështetje profesionale për personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre. Aktualisht ushtron detyrën e Menaxheres së Projekteve në Handikos Ferizaj, ku është e angazhuar në zhvillimin, koordinimin dhe menaxhimin e projekteve që synojnë përmirësimin e mirëqenies, përfshirjes sociale dhe fuqizimit të personave me aftësi të kufizuara.

Me përkushtim ndaj shërbimeve sociale, psikologjisë dhe zhvillimit të komunitetit, Zana kontribuon në promovimin e barazisë, gjithëpërfshirjes dhe të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.

shabanizana23@gmail.com (0) 383 49 945 102

ABONOHUNU PER LAJMET E FUNDIT

Njoftime, Ngjarje, Trajnime...