JEMI DORË NDIHMËSE
Shoqata e personave me aftësi të kufizuar Handikos Ferizaj veprimtarinë e saj e ka filluar që nga viti 1995 përmes Programit të Rehabilitimit Bazuar në Komunitet.
Rehabilitimi i Bazuar në Komunitet (RBK) është strategji në kuadër të zhvillimit të përgjithshëm të komunitetit, për rehabilitim, barazim të mundësive dhe përfshirje sociale të fëmijëve dhe të rriturve me aftësi të kufizuar dhe zhvillohet përmes përpjekjeve të kombinuara të vetë personave me aftësi të kufizuar, familjeve të tyre, komunitetit dhe shërbimeve përkatëse të shëndetësisë, arsimit, shërbimeve profesionale dhe sociale”.
Handikos Ferizaj në vazhdimësi përcjellë, analizon situatën e personave me aftësi të kufizuar dhe dizajnon përpjekje të kombinuara, intervenime avokuese që kanë për qëllim arritjen e ndryshimeve pozitive dhe të qëndrueshme në jetën e personave me aftësi të kufizuara.