MIRËSEVINI NË HANDIKOS FERIZAJ

1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Handikos Ferizaj shënoi ditën ndërkombëtare të fëmijëve me moton “Së bashku mund të arrijmë më shumë!”, përmes aktiviteteve që kanë për qëllim ndërgjegjsimin e komunitetit sa u përket të drejtave themelore të fëmijëve, me theks të veçantë integrimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara në shoqëri. Në sheshin “Adem Jashari” u mbajt: Ekspozita e punimeve kreative të përgatitura nga përfituesit e shërbimeve të Rehabilitimit Buzuar në Komunitet. Aktivitet artistik- pikturim me qëllim promovimin e të drejtave themelore të fëmijëve me aftësi të kufizuar .Të mbështetur nga nxënësit e shkollës së arteve “Çesk Zadeja” në Ferizaj. Tryeza e produkteve ushqimore tradicionale të përgatitura nga prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuar.Kontribut të veqantë në realizimin e aktiviteteve kanë dhënë anëtarët e Kuvendit të Rinjëve të Ferizajt.

ABONOHUNU PER LAJMET E FUNDIT

Njoftime, Ngjarje, Trajnime...