Duke respektuar masat anti COVID-19, sot u mbajt takimi grupor me prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara që marrin shërbime në Qendrën e Rehabilitimit Bazuar në Komunitet – Handikos Ferizaj me Temën “Ngritja e besimit, vullnetit për të punuar me fëmijë pavarësisht pengesave dhe sfidave qe i hasin në përditshmërinë këta prindër” Mbështetur nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve. #Vaksinohu