MIRËSEVINI NË HANDIKOS FERIZAJ

Shërbime në shtëpi

Shërbimet në shtëpi për personat me aftësi të kufizuara kanë për qëllim të plotësojnë punën ekzistuese të Handikos Ferizaj në ofrimin e shërbimeve sociale. Vizitat në shtëpi janë me rëndësi në qasjen gjithëpërfshirëse dhe të integruar të programit të përkujdesit për personat me aftësi të kufizuara.

Shërbimet që ofrohen gjatë vizitave në shtëpi për personat me aftësi të kufizuara janë:

  • Këshillim dhe trajnim në vetë-kujdesje;
  • Këshillim në aktivitetet ditore të tilla si (ushtrime të lëvizjes, pastrim, gatim, larje);
  • Këshillim dhe mbështetje psikologjike për individët dhe familjet e tyre/kujdestarët;
  • Këshillim dhe mbështetje infermierike;
  • Të mësuarit e shkathtësive (menaxhimi i shtëpisë, modifikimi i mjedisit sipas nevojave të PAK, përdorimi i pajisjeve ndihmëse, etj);
  • Këshilla për higjienë personale;
  • Monitorimi i shëndetit;
  • Asistencë në shtëpi;
  • Aktivitete sociale dhe rekreative.

ABONOHUNU PER LAJMET E FUNDIT

Njoftime, Ngjarje, Trajnime...