MIRËSEVINI NË HANDIKOS FERIZAJ

Shërbimet për të rritur

Shërbimet e kujdesit ditor me bazë në komunitet për personat me aftësi të kufizuara kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë së jetesës së personave me aftësi të kufizuara duke ju mundësuar një vend ku ata mund të shprehen, shoqërohen, angazhohen në aktivitete, të rrisin pavarësinë e tyre individuale dhe të përmirësojë vetëbesimin. Gjithashtu, fokusi është edhe të bëhen pro-aktiv kundrejt margjinalizimit dhe izolimit social duke mbështetur pjesëmarrjen e tyre dhe të familjarëve të personave me aftësi të kufizuara në procese të ndryshme sociale.

Disa nga shërbimet për të rritur që ofrohen në qendrën e Handikos Ferizaj janë:

  • Mbështetje psikologjike/këshillimi;
  • Mbështetje/këshillim infermierik;
  • Mbështetje sociale;
  • Seancat këshilluese për anëtarët e familjes dhe këshillimi grupor;
  • Aktivitete kreative;
  • Aktivitete sociale dhe rekreative.

Aktivitet grupore janë:

  • Grupi i kineziterapisë;
  • Grupi i tregimit të ngjarjeve/kujtimeve;
  • Grupi i gatimit;
  • Grupi i shikimit te filmave.

ABONOHUNU PER LAJMET E FUNDIT

Njoftime, Ngjarje, Trajnime...