MIRËSEVINI NË HANDIKOS FERIZAJ

Shërbimet për fëmijë

Shërbimet multidiciplinare rehabilituese me bazë në komunitet të cilësisë së lartë për fëmijët me aftësi të kufizuara kanë për qëllim që të mbështesin fëmijët me aftësi të kufizuara të zhvillojnë aftësitë e tyre, praktikojnë pavarësinë dhe të u mundësohet përfshirja në shkollë dhe jetën në komunitet.

Disa nga shërbimet për fëmijë të cilat ofrohen në qendrën e Handikos Ferizaj janë:

  • Seanca profesionale/terapia e punës (individuale, grupore, terapia e lojës, terapia e artit, terapia e dramës);
  • Këshillime dhe mbështetje psikologjike për fëmijë dhe adoleshentë;
  • Organizimi i takimeve të grupeve vetë-ndihmëse për fëmijët me aftësi të kufizuara;
  • Aktivitete argëtuese të cilat provojnë përfshirjen sociale dhe pavarësinë e tyre;
  • Plani Portige;
  • Fizioterapia;
  • Edukim joformal;

Ndërsa, mbështetja që u ofrohet prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara bëhet përmes:

  • Ngritjes së kapaciteteve të prindërve për të mbështetur dhe lehtësuar arsimimin dhe zhvillimin e fëmijëve të tyre;
  • Trajnime për prindër;
  • Këshillim shoqëror;
  • Mbështetje psiko-edukative;
  • Terapia familjare, etj.

Përveç kësaj, Handikos Ferizaj është e përkushtuar në rritjen e kapaciteteve të palëve të interesuara në identifikimin e nevojave te fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe familjarëve të tyre, të përgjigjen dhe adresojnë nevojat dhe të monitorojnë progresin e tyre.

ABONOHUNU PER LAJMET E FUNDIT

Njoftime, Ngjarje, Trajnime...