MIRËSEVINI NË HANDIKOS FERIZAJ

Ekspert Lokal – Barazia Gjinore, Siguria dhe Higjiena

Handikos Ferizaj do të angazhojë një ekspert lokal, individual ose kompani, për rishikimin, përditësimin, harmonizimin dhe finalizimin e dokumenteve të brendshme që lidhen me barazinë gjinore, sigurinë në punë dhe standardet higjieno-sanitare të organizatës.

Angazhimi do të zgjasë 3 ditë dhe do të përfshijë mbështetje profesionale për përmirësimin e dokumenteve dhe standardeve të organizatës, në përputhje me nevojat aktuale dhe kërkesat për një mjedis të barabartë, të sigurt dhe higjienik.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Grant Institucional EJA – GI-15”, të mbështetur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) – EJA Kosovë, dhe bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia.

📍 Lokacioni: Ferizaj, Kosovë
Kohëzgjatja: 3 ditë

ABONOHUNU PER LAJMET E FUNDIT

Njoftime, Ngjarje, Trajnime...