Handikos Ferizaj do të angazhojë ekspertizë profesionale për rishikimin, përditësimin dhe harmonizimin e rregulloreve të brendshme të organizatës. Përgjatë 3 ditëve, eksperti do të punojë në konsultim me stafin dhe do të përgatisë versionet e përditësuara të dokumenteve, me qëllim që ato të jenë të qarta, funksionale dhe në përputhje me nevojat aktuale të organizatës.
Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Grant Institucional EJA – GI-15”, të mbështetur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) – EJA Kosovë, dhe bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia.
📍 Ferizaj, Kosovë
📅 Kohëzgjatja: 3 ditë
