MIRËSEVINI NË HANDIKOS FERIZAJ

ProCredit Bank investon në Qendrën e re të Handikos Ferizaj

ProCredit Bank investon në Qendrën e re të Handikos Ferizaj

Viti po mbyllet me një lajm shumë pozitiv, që na jep forcë, motivim dhe shpresë për vitin që vjen. ProCredit Bank Kosova dhe Handikos Ferizaj kanë nënshkruar kontratën për një investim në vlerë prej 26,432.00 €, i cili do të realizohet në oborrin e Qendrës sonë të re.

Ky investim do të shndërrohet në një hapësirë loje, sigurie dhe zhvillimi për fëmijët, duke krijuar një ambient që nxit mirëqenien, socializimin dhe zhvillimin e tyre.

Ky bashkëpunim është dëshmi e besimit në misionin e Handikos Ferizaj dhe e përkushtimit të përbashkët për një të ardhme më të mirë për fëmijët dhe komunitetin.

ABONOHUNU PER LAJMET E FUNDIT

Njoftime, Ngjarje, Trajnime...