Shoqata e Personave me Aftësi të Kufizuara – Handikos Ferizaj, shpreh interesimin për të lidhur një kontratë kornizë (1) vjeçare për furnizim me materiale për zyre për nevojat e organizatës.
Ftojmë të gjitha palët e interesuara që të dorëzojnë ofertat e tyre në adresën: prokurimihandikos@gmail.com, jo më vonë se 20.12.2025, deri në ora 16:00.
Ju lutem keni parasysh se ofertat e dërguara pas këtij afati, si dhe ato me dokumentacion të pakompletuar, nuk do të merren në shqyrtim.

