MIRËSEVINI NË HANDIKOS FERIZAJ

20 Nëntor Dita e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve!

Sot, në Ditën e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, Handikos Ferizaj, në bashkëpunim me nxënësit dhe stafin e SHFMU “Ahmet Hoxha” – Ferizaj, ka organizuar një marsh sensibilizuese të dedikuar të drejtës për arsimim të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Ky aktivitet synon të promovojë barazinë, përfshirjen dhe mbështetjen që çdo fëmijë të ketë qasje të drejtë, të barabartë dhe dinjitoze në arsim – ashtu siç e garanton edhe vetë Konventa për të Drejtat e Fëmijës.

Një falënderim i veçantë shkon për Këshillin Lokal Rinor, të cilët me pjesëmarrjen dhe përkushtimin e tyre e pasuruan marshin me energji pozitive dhe mbështetje të fortë për kauzën tonë.

E drejta për arsim nuk negociohet!

ABONOHUNU PER LAJMET E FUNDIT

Njoftime, Ngjarje, Trajnime...