Handikos Ferizaj dhe Olive Clinic kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për të ofruar shërbime shëndetësore me kushte të veçanta për personat me aftësi të kufizuara.
Çka përfitojnë anëtarët tanë?
- Shërbime falas në mjekësinë familjare;
- Vizita falas te specialistë të ndryshëm;
- 50% zbritje në analiza laboratorike;
- 20% zbritje në fizioterapi;
- 20% zbritje në shërbime për kujdestarët.
Identifikimi bëhet me librezën e anëtarësimit Handikos Ferizaj.
