📣 Ftojmë qytetarët e Ferizajt në një aktivitet solidar dhe inspirues!
Më 15 dhe 16 korrik, duke filluar nga ora 19:00, në sheshin e qytetit të Ferizajt “Hyrë Emini”, organizohet panairi i punimeve të dorës, ku do të ekspozohen dhe shiten punime artizanale të veçanta.
Të gjitha mjetet e mbledhura do t’i dedikohen Handikos Ferizaj, për të mbështetur shërbimet për personat me aftësi të kufizuara dhe për të fuqizuar përfshirjen e tyre në komunitet.
Ejani, kontribuoni dhe bëhuni pjesë e kësaj nisme që sjell ndryshim!
Suksesi vjen kur secili jep më të mirën nga vetja.
