MIRËSEVINI NË HANDIKOS FERIZAJ

Aktiviteti Socializues

“Aktiviteti Socializues” pjesë e projektit “Arti ynë tejkalon kufizimet”!

Me datën 7 Mars kemi pasur një ditë të mrekullueshme plot ngjarje dhe emocione të mahnitshme në “Aktivitetin tonë Socializues” në Mitrovicë! Të rinjtë me aftësi të kufizuara, së bashku me familjarët/kujdestarët e tyre, dhe me mbështetjen e stafit te Handikos Ferizaj u nisën nga Ferizaj drejt Mitrovicës për të eksploruar artin dhe kulturën e këtij qyteti të shkëlqyeshëm.

Në Muzeun e Mitrovicës, udhëtuam në kohë për të zbuluar historinë dhe kulturën e mahnitshme të vendit tonë. Drejtoresha e muzeut na përcolli në një udhëtim emocionues në muzeun e mbushur me artefakte historike dhe piktura të famshme. Prezantimi i saj i pasionuar për detajet dhe rrëfimi i ngjarjeve historike na bëri të ndiheshim si pjesë e një udhëtimi nëpër kohë.

Vizita në Liqenin Artificial të Mitrovicës ishte një eksperiencë mahnitëse në kontakt me natyrën dhe bukurinë e saj të pastër. Dhe sigurisht, nuk mund të harronim Urën e Ibrit, një simbol i rëndësishëm i bashkëjetesës dhe kulturës sonë historike.

Ky aktivitet ka qenë pjesë e projektit “Arti ynë tejkalon kufizimet”, dhe u mbështet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

ABONOHUNU PER LAJMET E FUNDIT

Njoftime, Ngjarje, Trajnime...