MIRËSEVINI NË HANDIKOS FERIZAJ

1 Mars- Dita Ndërkombëtare e Personave në Karrocë

1 Mars është Dita Ndërkombëtare e Personave në Karrocë, prandaj është thelbësore të rikujtojmë rëndësinë e kësaj dite sot. Kjo ditë reflekton rëndësinë e rritjes së ndërgjegjësimit ndaj sfidave me të cilat përballen njerëzit me kufizime në lëvizje, si dhe rëndësinë e qasjes. Me 1 Mars, synuam të hedhim dritë mbi rëndësinë e kësaj dite dhe se si secili prej nesh mund të kontribuojë për të bërë një ndryshim pozitiv.

Duke qenë të bashkuar dhe me mbështetje grupore, ne mund të krijojmë ndryshime domethënëse dhe të përmirësojmë jetën e njerëzve me aftësi të kufizuara.

Handikos Ferizaj, me qëllim të përmbushjes së të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, me moton “Bashkohuni me ne, qasja është obligim ligjor dhe tregon kulturë”, ka mbajtur një aktivitet ndërgjegjësues për të shënuar këtë ditë dhe për të theksuar rëndësinë që kanë karrocat dhe mjetet e tjera ndihmëse për personat me aftësi të kufizuara.

Ndërsa shënuam këtë ditë, është e rëndësishme të kuptojmë që duke qenë të bashkuar si shoqëri pa dallime, ne mund të krijojmë një botë më gjithëpërfshirëse dhe më të qasshme për të gjithë. Le të zotohemi se do të solidarizohemi me personat me aftësi të kufizuara në lëvizje dhe të punojmë drejt një të ardhmeje ku të gjithë mund të jetojnë me dinjitet, respekt dhe mundësi të barabarta.

Ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit “Zhvillimi i kapaciteteve të fëmijëve me aftësi te kufizuara” dhe përkrahet nga Ministria e Drejtësisë

ABONOHUNU PER LAJMET E FUNDIT

Njoftime, Ngjarje, Trajnime...