MIRËSEVINI NË HANDIKOS FERIZAJ

Kolonia Artistike

Kolonia Artistike

Aktiviteti ” Kolonia Artistike”, pjesë e projektit “Arti ynë tejkalon kufizimet”!

Ka përfunduar me sukses aktiviteti dyditësh “Kolonia Artistike”, i cili ishte pjesë e projektit “Arti ynë tejkalon kufizimet”! Në këtë event emocionues, të rinjtë me aftësi të kufizuara, nën drejtimin e profesoreshes Pranvera Sylejmani dhe me ndihmën e nxënësve të Shkollës së Arteve “Çesk Zadeja”, shprehën në mënyrë të shkëlqyer kreativitetin dhe talentin e tyre artistik përmes pikturimit. Pikturat e tyre të mrekullueshme nuk shfaqin vetëm aftësinë artistike, por gjithashtu sjellin në pah një frymë të thellë bashkëpunimi. Kjo ngjarje tregon se arti ka fuqinë të bashkojë një gamë të gjerë të talenteve. Puna e tyre do të prezantohet për publikun në një ekspozitë që do të organizohet gjatë këtij viti. Ky aktivitet u mbështet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Featured image

ABONOHUNU PER LAJMET E FUNDIT

Njoftime, Ngjarje, Trajnime...