MIRËSEVINI NË HANDIKOS FERIZAJ

HANDIKOS FERIZAJ PRET NË VIZITË PËRFAQËSUES NGA SIDA SWEDEN

Pritëm sot në takim përfaqësuesit e SIDA Sweeden, Ylva Marianne Sahlstrand, Maria Melbing, përfaqësues nga ambasada suedeze, Jens Thulin, përfaqësuesen nga KCSF Edona Krasniqi dhe drejtoren e KOMF, Donjeta Kelmendi.

Në takim, është diskutuar lidhur me shërbimet të cilat ofrohen nga Handikos Ferizaj, vështirësitë me të cilat përballen kryesisht organizatat joqeveritare në Kosovë dhe mbi të gjitha gjendjen e shërbimeve sociale për personat me aftësi të kufizuara, duke i njoftuar njëkohësisht edhe për nisëm e cila është ndërmarrë nga organizata jonë në hartimin e planit të veprimit për shërbimet sociale për PAK në komunën e Ferizajt.

Handikos Ferizaj, aktualisht është duke implementuar edhe projektin nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile KCSF ‘EJA Kosovë’, bashkë financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.

ABONOHUNU PER LAJMET E FUNDIT

Njoftime, Ngjarje, Trajnime...