MIRËSEVINI NË HANDIKOS FERIZAJ

Drejtori Besnik Berisha premton rregullimin e ashensorit në Komunën e Ferizajt!

Gjatë ditës së sotme është mbajtur takim me drejtorin e Administratës së Përgjithshme zt. Besnik Berisha dhe përfaqësues të tjerë nga kjo drejtori me të cilët është diskutuar rreth disa prej aktiviteteve që do të mbahen muajve në vazhdim e për të cilët kërkohet mbështetje edhe nga ky institucion.

Përveç kësaj, fokusi ka qenë në zotimin e zt. Berisha në përmirësim të qasjes infrastrukturore për personat me aftësi të kufizuara. Në çështjen e parë, atë të funksionalizimit të ashensorit në komunën e Ferizajt u premtua që do të rregullohet në muajt e parë të 2023 ndërsa në angazhimin e PAK në punë praktike, drejtori ka shprehur gatishmërinë e tij që ky process të fillojë sa më parë.

Ky aktivitet përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile KCSF ‘EJA Kosovë’, bashkë financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut

ABONOHUNU PER LAJMET E FUNDIT

Njoftime, Ngjarje, Trajnime...