Shoqata e Personave me Aftësi të Kufizuara – Handikos Ferizaj, është e interesuar për lidhjen e një kontrate kornizë një vjeçare për furnizim me materiale për zyre për nevojat e organizatës.
Të gjithë palët e interesuara ftohen të plotësojnë kërkesën për kuotim (të bashkangjitur) dhe të dorëzojnë ofertat me nr. reference: (KO/XH.M/2022/369) në email adresën: handikosferizaj@gmail.com me mbishkrimin “Oferta për materiale” më së largu deri më 16.12.2022 në orën 16:00.
Më poshtë gjeni ftesën për ofertë.