MIRËSEVINI NË HANDIKOS FERIZAJ

VIZITA E PRESIDENTES VJOSA OSMANI NË HANDIKOS FERIZAJ

VIZITA E PRESIDENTES VJOSA OSMANI NË HANDIKOS FERIZAJ

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara – 3 Dhjetorit, Handikos Ferizaj pati nderin të mirëpresë Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani.

Kjo vizitë përbën një moment të rëndësishëm për qendrën tonë dhe dëshmi të vëmendjes institucionale ndaj të drejtave, sfidave dhe nevojës për mbështetje të vazhdueshme për personat me aftësi të kufizuara. Gjatë takimit u theksua rëndësia e forcimit të politikave përfshirëse dhe përkushtimi për avancimin e të drejtave të këtij komuniteti.

Handikos Ferizaj shpreh mirënjohje të thellë ndaj znj. Osmani për interesimin dhe mbështetjen ndaj kauzës sonë. Kjo vizitë na motivon të vazhdojmë misionin tonë për një shoqëri më të drejtë, më gjithëpërfshirëse dhe me mundësi të barabarta për të gjithë.

ABONOHUNU PER LAJMET E FUNDIT

Njoftime, Ngjarje, Trajnime...