Në një atmosferë plot emocione, kujtime dhe krenari, Handikos Ferizaj shënoi 10-vjetorin e themelimit – një dekadë përkushtimi të vazhdueshëm ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe ndërtimit të një shoqërie më të drejtë, më humane e më gjithëpërfshirëse. Ky përvjetor ishte një moment ndalese dhe reflektimi — një ditë për të falënderuar të gjithë ata që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi të jashtëzakonshëm.
Janë njerëzit e zemrës, bashkëpunëtorët, miqtë dhe mbështetësit që me përkushtim, besim dhe dashuri kanë bërë të mundur që Handikos Ferizaj të jetë aty ku është sot – një dritë shprese dhe ndryshimi për shumë familje. Pas 10 vitesh rrugëtimi, shikojmë me krenari pas për çdo hap që kemi hedhur bashkë, dhe me shpresë përpara drejt sfidave e sukseseve të reja, të bashkuar në misionin tonë për përfshirje dhe dinjitet për të gjithë.

