Në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, është një kënaqësi dhe nder i madh shpallja e z. Bujar Neziri Ambasador i Diasporës, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në mbledhjen e fondeve për ndërtimin e qendrës së re të Handikos Ferizaj.
Ky titull është një shenjë mirënjohjeje për përkushtimin e tij të palodhur dhe për besimin e tij në kauzën tonë, duke luajtur një rol kyç në realizimin e këtij projekti jetik për komunitetin tonë dhe për personat me aftësi të kufizuara.
Një falënderim i veçantë shkon edhe për OJQ TOKA, që me vlerësimin e tyre kanë forcuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe fuqinë që ka diaspora jonë kur bashkohet për të bërë ndryshime të mëdha.
Sot, në këtë ditë të veçantë, përkujtojmë se vullnetarizmi është motori i solidaritetit dhe zhvillimit, duke festuar shembuj të shkëlqyer si z. Bujar Neziri dhe të gjithë ata që kontribuojnë për një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe më të drejtë.
