Ky forum është një iniciativë e mbështetur nga NDI (Instituti Kombëtar Demokratik), një organizatë që ka ndihmuar Kosovën në ndërtimin e demokracisë, rritjen e transparencës dhe forcimin e llogaridhënies së zyrtarëve publikë.
Forumi përbëhet nga anëtarët e Kuvendit të Komunës nga subjektet politike, zyrtarë komunalë dhe anëtarë të shoqërisë civile, të cilët së bashku punojnë për të garantuar transparencën, për të përmirësuar qeverisjen lokale dhe për të forcuar lidhjen midis institucioneve dhe qytetarëve.

