Me moton “Të gjithë buzëqeshim në të njejtën gjuhë” është shënuar 1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.
Përveç festës dhe këndit të kartolinave, një ndër aktivitet kryesore ka qenë instalacioni “Pema e dëshirave”, në të cilën disa prej fëmijëve më aftësi të kufizuara kanë vendosur dëshirat për përfshirjen e tyre në komunitet me të drejta të plota dhe të barabarta ngjashëm sikur të tjerët.
Nili, 14 vjeçar, përdorues I karrocës shkruan “Me pas një kand të lojërave të qasshëm edhe për karrocën time”
Lina, 7 vjeçare me autizëm në pemë ka vendosur dëshirën “Mos më shiko, kur unë bërtas në rrugë”
Alvini, 10 vjeçar, përdorues i karrocës “Me pas transport të qasshëm që ma mundëson me eksploru lirshëm qytetin ku unë jetoj”
Pema, e cila përgjatë tërë ditës do të jetë e vendosur në hollin e komunës së Ferizajt, simbolizon edhe shpresën dhe mundësitë në krijimin e një mjedisi të plotësuar me dashuri dhe mbështetje për fëmijët.