Jemi të lumtur të ju njoftojmë për përfundimin e punëtorisë tre ditore “Hartimi i planit të veprimit për shërbimet sociale për PAK në komunën e Ferizajt” me grupin punues të përbërë nga profesionistë të fushave të ndryshme, ofrues të shërbimeve, persona me aftësi të kufizuara dhe organizata të shoqërisë civile.
Plani i veprimit, i cili përfshinë periudhën 2023-2025, përfaqëson një hap të rëndësishëm në përpjekjet tona për ti përmirësuar shërbimet sociale për personat me aftësi të kufizuara në Komunën e Ferizajt. Përgjatë këtyre tre ditëve, janë përcaktuar qëllime, objektiva dhe aktivitete specifike, duke identifikuar prioritetet në mënyrë që burimet të ndahen në mënyrë efektive dhe progresi i tyre të matet me kalimin e kohës.
Ndërkohë, drafti i planit të veprimit do të dal në diskutim publik gjatë periudhës qershor 2023, dhe i njëjti do të jetë publik edhe ne web faqen zyrtare të organizatës Handikos Ferizaj.
Kjo punëtori, përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile KCSF ‘EJA Kosovë’, bashkë financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.