MIRËSEVINI NË HANDIKOS FERIZAJ

Lansohet kampanja “ME MU NË MENDJE, KRIJO KUSHTE NË EDUKIM”!

Në shënimin e 1 Qershori, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, u lansua kampanja “Me mu në mendje, krijo kushte në edukim në sensibilizim të opinionit rreth promovimit të, të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara në edukim dhe krijimin e qasjes infrastrukturore në shkollat tona për ta.

Fëmijët me aftësi të kufizuara dhe prindërit e tyre, të mbështetur nga përfaqësues të institucioneve, nxënës të shkollave fillore dhe të mesme dhe qytetarë të shumtë parakaluan në shesh me të njëjtën moto duke bërë thirrje për kushte më të mira në edukim.

Ndërsa, në sheshin kryesor të Ferizajt ishte vendosur instalacioni Shkolla” ku me pyetjen “Tu mendu për mu, çfarë po i mungon shkollës?” qytetar të shumtë u ftuan të listonin problemet kryesore të cilat ata mund të identifikonin në shkollë. Krejt kjo u bë me qëllim të ndërgjegjësimit të sfidave me të cilat përballen çdo ditë fëmijët me aftësi të kufizuara në shkolla në mungesë të kushteve të përshtatshme infrastrukturore.

Aktivitete tjera të kësaj ditë ishin edhe ekspozita e kartolinave, këndi i pikturimit të fytyrës dhe këndi i limonadave ku fëmijë të shumtë u bënë pjesë e tyre.

ABONOHUNU PER LAJMET E FUNDIT

Njoftime, Ngjarje, Trajnime...