Shërbimet e kujdesit ditor me bazë në komunitet për personat me aftësi të kufizuara kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë së jetesës së personave me aftësi të kufizuara duke ju mundësuar një vend ku ata mund të shprehen, shoqërohen, angazhohen në aktivitete, të rrisin pavarësinë e tyre individuale dhe të përmirësojë vetëbesimin. Gjithashtu, fokusi është edhe të bëhen pro-aktiv kundrejt margjinalizimit dhe izolimit social duke mbështetur pjesëmarrjen e tyre dhe të familjarëve të personave me aftësi të kufizuara në procese të ndryshme sociale.
Disa nga shërbimet për të rritur që ofrohen në qendrën e Handikos Ferizaj janë:
- Mbështetje psikologjike/këshillimi;
- Mbështetje/këshillim infermierik;
- Mbështetje sociale;
- Seancat këshilluese për anëtarët e familjes dhe këshillimi grupor;
- Aktivitete kreative;
- Aktivitete sociale dhe rekreative.
Aktivitet grupore janë:
- Grupi i kineziterapisë;
- Grupi i tregimit të ngjarjeve/kujtimeve;
- Grupi i gatimit;
- Grupi i shikimit te filmave.