MIRËSEVINI NË HANDIKOS FERIZAJ

Shënimi i ditës ndërkombëtare 3 Dhjetor

Me rastin e shënimit të ditës ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar “3 dhjetor” u zhvillua aktiviteti ndërgjegjësues ” Koloni Artistike” në kuadër të javës së aftësisë së kufizuar me moton: MOS MA MOHO TË DREJTËN E LËVIZJES!


Në kuadër të këtij aktiviteti u zhvillua një koloni Artistike nga Personat me Aftësi të Kufizuar, familjarët e tyre, Kuvendi i të Rinjëve të Ferizajt, nxënësit e shkollës së Arteve Çesk Zadeja, nxënësit e Shkollës Tefik Çanga dhe aktivist nga Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj.


Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Ofrimin e shërbimeve me bazë në shtëpi për personat me aftësi të kufizuar” si reagim ndaj COVID-19, implementuar nga Handikos Ferizaj në partneritet me Save the Children in Kosovo – financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

ABONOHUNU PER LAJMET E FUNDIT

Njoftime, Ngjarje, Trajnime...