MIRËSEVINI NË HANDIKOS FERIZAJ

Bibloteka e lodrave është një vend ku prindërit…

Biblioteka e lodrave është një vend ku prindërit apo kujdestarët mund të huazojnë lodra për të marrë në shtëpi. Ku fëmijët kanë nevojë për lodra të shumëllojshme dhe me cilësi të mirë, të jenë të qasshme për secilin fëmijë dhe jo vetëm për të luajtur me to, por edhe për të zhvilluar aftësitë, të cilat nuk është lehtë të gjinden e as të blihen –veçanërisht për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe të cilat janë të kushtueshme. Biblioteka e lodrave u mundëson prindërve të përmbushin më mirë nevojat e zhvillimit të fëmijëve të tyre dhe inkurajon të mësuarit në shtëpi.

Gjithashtu ndihmon forcimin e marrëdhënieve në familje nëpërmjet lojës. Ofrimi i këtij shërbimi bëhet përmes bibliotekistes së lodrave për fëmijët me aftësi të kufizuara, bibliotekisti zhvillon aktivitete në librarinë e lodrave me fëmijët me aftësi të kufizuara, përmes lodrave ndihmon fëmijët me aftësi të kufizuara për të mësuar, përmes lodrave ofron terapi për fëmijët me aftësi të kufizuara, përmes lodrave ofron terapi për fëmijët me aftësi të kufizuara për nevojat jetësore dhe jetë të pavarur, kujdeset për sigurinë e fëmijëve me aftësi të kufizuara gjatë seancave dhe aktiviteteve në bibliotekën e lodrave.

ABONOHUNU PER LAJMET E FUNDIT

Njoftime, Ngjarje, Trajnime...