MIRËSEVINI NË HANDIKOS FERIZAJ

MOS MA MOHO TË DREJTËN E LËVIZJES!

Gjithashtu me 3 dhjetor u zhvillua aktiviteti në kuadër të javës së aftësisë së kufizuar me moton: MOS MA MOHO TË DREJTËN E LËVIZJES! Në kuadër të këtij aktiviteti u zhvillua një performancë nga Personat me Aftësi të Kufizuar, familjarët e tyre, Kuvendi i të Rinjëve të Ferizajt dhe Policia e Kosovës duke defiluar në qendër të qytetit dhe u shpërndanë Fletëpalosjet me mesazhe senzibilizuse për respektimin e qasjes për Persona me Aftësi të Kufizuar. Gjithashtu gjatë kësaj dite u identifikuan pengesat që hasin Personat me Aftësi të Kufizuar gjatë lëvizjës, e që më pas do të hartohet një list për intervenime të nevojshme dhe e njejtja do tju dorëzohet institucioneve komunale.Ky aktivitet mbështetet nga Aktiviteti i USAID për Bashkëpunim në Komunitet (CCA) dhe implementohet nga Handikos Ferizaj.

ABONOHUNU PER LAJMET E FUNDIT

Njoftime, Ngjarje, Trajnime...